×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Aksident mes tri veturash në Pejë, gjashtë të lënduar

    Reporteri
    17 Korrik 2024 | 22:14

    Një aksident trafiku mes tri veturash ka ndodhur sonte në fshatin Ramun të Pejës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Ai tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

    “Sot rreth orës 20:20, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Ramun-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara tri (3) vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!