Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë është pyetur edhe për Artan Hajrizin, vëllain e të burgosurit të arratisur Faton Hajrizit i cili po dyshohet se ka vrarë një polic në Serbi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, edhe Kurti tha se i ka vetëm këto informata që dhe u përmendën në konferencë.
Kreu i ekzekutivit kosovar tha se organet e sigurisë në Kosovë janë duke i grumbulluar informacionet lidhur me rastin, ndërsa rekomandoi që të përcillen komunikatat e institucioneve përkatëse të Kosovës.
“Po ato info qe i përmende i kam marrë edhe unë sot, nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë dhe rendi po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur përcjellni me vëmendje komunikatat e Policisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punve të Jashtme dhe Diasporës”, tha Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.