×
  • Lajme
  • Lajme / E kaluara kriminale

    Evidenca penale e Faton Hajrizit, për çka u dënua ndër vite i arratisuri më i famshëm në Kosovë?

    Reporteri
    18 Korrik 2024 | 13:15

    Faton Hajrizi u kthye së fundi në fokusin e mediave vendore, pasi u arratis nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku po vuante dënimin me burg tash e disa vite. E, ikjen nga burgu, Hajrizi nuk e ka sefte. Kjo pasi që nga koha kur u arrestua për herë të parë për vrasjen e një ushtari rus, në moshën 15-vjeçare, ai ishte arratisur edhe plot tetë herë tjera. Por cila është e kaluara kriminale e të arratisurit më të famshëm në Kosovë? Gazeta Online Reporteri.net në vijim sjellë detajet nga evidenca penale e Hajrizit.

    Faton Hajrizi është emër i njohur për organet e rendit dhe të drejtësisë. Si person problematik, ai është dënuar disa herë nga Gjykatat në vend.

    Nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë bërë me dije për Gazetën Online Reporteri.net se Hajrizi ishte shpallur fajtor më 16 dhjetor 2019 për veprën penale ‘Vrasje e mbetur në tentativë’. Sipas aktgjykimit, Hajrizit i ishte shqiptuar dënim me 1 vit burgim.

    Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se personi  F.H me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PKR.nr.131/2006, i plotëfuqishëm me datë 16.12.2019 është shpallur fajtor për veprën penale Vrasje e mbetur nga neni 146 lidhur me nenin 20 të KPK-së, për të cilën është gjykuar me 1 vjet burgim. Nga regjistrat e Gjykatës Themelore në Prishtinë, nuk figuron se i njëjti ka raste të tjera penale”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës në Prishtinë.

    Për disa raste të rënda u dënua edhe nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Këta të fundit bëjnë me dije se Hajrizi ishte shpallur fajtor për veprat penale ‘Vjedhje grabitqare’, ‘Grabitje’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ me ç’rast më 2 mars 2011 ishte dënuar me 6 vite burgim dhe i ishin sekuestruar armët ilegale.

    1.Lënda me numër PM.01/2001 e datës 27.03.2001, ku në kuadër të këtij numri të lëndës është bërë bashkimi i procedurës me numra të rasteve PM.nr.03/2000 dhe PPM.nr.07/2001, ku të njejtit i’u është shqiptuar me Aktvendimin e datës 27.03.2001 masa edukuese”Vendosje në qendrën për shqiptimin e masave edukese”, të cilat zgjasin 1(një) deri në 5(pesë) vite.

    2.Lënda me numër P.nr.382/2006, për kryerjen e veprës penale nga neni 256, par.1″Rastet e rënda të vjedhjes grabiqare apo të grabitjes” dhe nga neni 328, par.2 dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shftytëzim të paautorizuar të armëve”,nga Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, ku i njejti është dënuar me burgim 6 vite dhe konfisikim i arsenalit të armëve-e plotëfuqishme me datë 02.03.2011”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Mitrovicë për Gazetën Online Reporteri.net.

    39-vjeçari Faton Hajrizi u arratis nga burgu të shtunën e 6 korrikut.

    Që nga ajo kohë, Hajrizi ka bërë disa paraqitje në media sociale e së fundi u deklarua edhe në RTV Dukagjini ku u lidh drejtpërdrejtë përmes një bisede telefonike.

    Ai pohoi se ndodhet jashtë Kosovës, teksa kërkoi garanci që nëse dorëzohet dhe kthehet në burg, nuk do ta maltretojnë dhe ta dërgojnë në qeli.

    Unë e du një garanci prej dikujna që nuk më maltretojnë, nuk më mbajnë nëpër qelia qysh më kanë arrest tjera herë e më kanë mbajtë nëpër qelia, më kanë rreh, më kanë maltretu”, ka thënë Hajrizi.

    Paraditen e sotme vëmendja u kthye sërish kah familja Hajrizi. Në ballinat e mediave në Serbi zuri vend në krye lajmi për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.

    Për këtë rast, autoritetet serbe kanë shpallur në kërkim shtetasin e Kosovës, Artan Hajrizi, i cili është vëllai i Fatonit. Siç u bë e ditur në vendin e ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin e Artanit në të, si dhe një letërnjoftim i Gjermanisë me të njëjtin identitet.

    Në mediat në Serbi, Artan Hajrizi është prezantuar si i burgosur, i cili dy javë më parë ka ikur nga një burg në Kosovë.

    Babai i vëllezërve Hajrizi, ka thënë se djali i tij Artani ndodhet në Gjermani, por Fatoni ia ka vjedhur pasaportën.

    Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij [Artanit] ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë”, citohet të thënë Mustafë Hajrizi për Nacionalen.

    Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe vëllai i Fatonit, Artani.

    Jam në policinë e Gjermanisë në Honiver i kam lajmëru që mi kanë vjedh dokumentet e janë ecë”, ka thënë Artan Hajrizi për Dukagjinin

    Ai po ashtu tha se vëllai i tij Faton Hajrizi, ka qëndruar te ai.

    Dokumentet mi ka marrë se kuletën e la në tavolinë në korridor me çelësa me krejt e vëllai ka ndejtë te unë”, tha ai.

    Autoritetet serbe shpallin në kërkim Artan Hajrizin, familja thotë se Fatoni ia vodhi pasaportën – çka dihet deri më tani për rastin në Serbi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!