Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e pati një takim përmbajtësor me homologun finlandez, Alexander Stubb.
Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se Stubb është mbështetës i kamotshëm i Kosovës dhe i së ardhmes euroatlantike të vendit tonë.
“Forcimi i partneritetit Kosovë-Finlandë dhe rritja e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë mbetet angazhimi ynë i përbashkët”, ka thënë Osmani.
Osmani tha sot se u prit sot nga Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe u deklarua për media ndërkombëtare para hyrjes në samitin e katërt të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, shkruan Reporteri.net.
“Jam shumë e lumtur të jem këtu dhe krenare ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane. Kënaqësi edhe më e madhe të jem në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilët festojmë 25 vjet të marrëdhënieve të mira, qëkur Britania hyri në Kosovë për ta çliruar atë nga regjimi gjenocidal (serb)”, u shpreh Osmani.
Ky samit, tha Osmani, ka qenë gjithmonë e përkryer sepse u ka dhënë të gjithëve të drejta të barabarta.
Osmani para hyrjes në Samitin e liderëve: Kosova storie suksesi, shembull për demokracinë