Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se është shfuqizuar vendimi për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë dhe rrugë Nacionale e Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave, shkruan Reporteri.net.
Siç ka bërë të ditur Durmishi, kjo ka ndodhur duke parë parashikimin e motit nga IHMK, ku pritet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave.
Njoftimi:
Të dashur qytetarë,
Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim:
Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.