×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Me Trumpin kthehet marrëveshja e 3 shtatorit 2020, kjo e pret Kosovën

    Reporteri
    18 Korrik 2024 | 23:54

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mbahen gjatë muajit nëntor.

    Në emisionin DPT Te Fidani, ai ka thënë se Kosova ka bërë mirë që nuk ka mbajtur anë.

    “Sepse me demokratët është bërë lufta për çlirimin e Kosovës dhe me republikanët është bërë pavarësia e Kosovës”, ka thënë Haziri.

    “Bideni ka lidhje personale me Kosovën për shkak të djalit të ndjerë dhe premtim të madh për Kosovën, ne duhet të lutemi që mandati i tij të jetë më i gjatë”, ka shtuar ai.

    Sipas Hazirit, nëse do të ketë ndryshime në Shtëpinë e Bardhë, atëherë do të kthehet marrëveshja e 3 shtatorit 2020 dhe rifillim i zbatimit të obligimeve që kanë marrë Kosova dhe Serbia para presidentit Trump.

    “Por nëse ndodhin ndryshime, Trumpi pati takim në zyrën Ovale ku Kurti dhe të tjerët nuk kanë hyrë. Marrëveshja e 3 shtatorit 2020 do të kthehet si dokument kryesor dhe rifillim i zbatimit të obligimeve që kanë Kosova dhe Serbia para presidentit Trump. Kjo e pret Kosovën”, ka thënë ai.

    Haziri: Kurti, “politikan që shet mjegull”, Osmani do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!