Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin dhe takimet në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, një grupim i udhëheqësve të pothuajse të gjitha vendeve evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë, shkruan Reporteri.net.
Samiti zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar të enjten (18 korrik).
Osmani, është takuar dje me kryeministri belg, Alexander de Croo, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen për Kosovën.
“Dje, në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, e falënderova e Kryeministrin belg Alexander de Croo për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën. Diskutuam rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.