×
  • Lajme
  • Lajme / Zjarr në lagje

    Dy vetura bëhen shkrumb e hi në ‘Marigona Residence’, Policia nis hetimet

    Reporteri
    19 Korrik 2024 | 12:50
    Pamjet: EO
    Pamjet: EO

    Dy vetura janë djegur tërësisht si pasojë e një zjarri në lagjen luksoze ‘Marigona Residence’ në fshatin Preoc të Graçanicës mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se pos dy veturave që u shkatërruan plotësisht, janë djegur pjesërisht edhe dy të tjera, teksa s’raportohet për të lënduar.

    Rreth orës 10:30, është pranuar informata për një zjarr në një lagje në fshatin Preoce. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për dy vetura të përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar”, tha Borovci.

    Në pamjet e publikuara nga EO, shihet se veturat që janë përfshirë nga zjarri janë djegur tërësisht, ndërsa në një video të publikuar nga Klan Kosova, shihet tym i madh që është shkaktuar nga zjarri që shpërtheu te veturat në fjalë.

    Policia në koordinim me Prokurorinë kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!