Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses trajnimin për qitje me municion të vërtetë.
Në një postim në Facebook, Maqedonci ka shkruar se ushtarët janë të gatshëm për mision.
“Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania B e Regjimentit të tretë të këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses trajnimin për qitje ditën dhe natën me municion real me të gjitha armët sipas strukturës së skuadrave të saj dhe përgatitjen për validim”, ka shkruar ai.
“Ky trajnim kishte për qëllim testimin e kapaciteteve dhe njohurive të fituara, për të validuar skuadrat sipas planit të validimit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake të Forcave Tokësore”, ka shkruar ministri Maqedonci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.