Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kaja Kallas, kryeministren e dorëhequr të Estonisë, e cila së shpejti do të marrë detyrën e Kryediplomates së Bashkimit Evropian, në vend të Josep Borrell. Takimi është zhvilluar në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, shkruan Reporteri.net.
Osmani ka thënë se paqja dhe siguria e Evropës kërkojnë lidership të fuqishëm dhe të gatshëm, e që sipas saj, Kallas këtë e ka demonstruar në mënyrë të jashtëzakonshme.
“Gjithmonë kënaqësi biseda me kryeministren Kaja Kallas, këtë herë përgjatë Samitit EPC. Paqja dhe siguria e kontinentit evropian kërkojnë lidership të fuqishëm dhe të gatshëm, gjë që Kallas e ka demonstruar në mënyrë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Osmani.
Kallas dha dorëheqje para katër ditësh si kryeministre për të marrë pozitën e Shefes së Politikës së Jashtme në BE.
Një prej detyrave të saj pritet të jetë edhe ndërmjetësimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në të kaluarën, Kallas është shprehur pro integrimit evropian të Kosovës dhe ka theksuar, po ashtu, nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë, duke thënë se një Ballkan Perëndimor i sigurt “është në interesin e gjithë Evropës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.