Një rrahje mes disa personash ka ndodhur në Kllokot, për një mosmarrëveshje në trafik.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas Hashanit, disa persona me dy vetura janë ndalur para një supermarket në Kllokot, ku dyshohet të jenë përleshur fizikisht.
Në stacion janë dërguar tre persona, derisa i lënduar është një person.
“Ju njoftojmë se rreth ores 21:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast rrahje në Kllokot. Patrulla nga st. Policor ne Kllokotit, I është pergjigjur rastit. Nga hetimet e para besohet se pas një mosmarrveshje që kanë pasur në trafik, ne rrugen Viti- Kllokot, disa persona M.K.SH, me dy vetura, janë ndalur para Viva fresh Store në Kllokot dhe dyshohet të jenë përleshur fizikisht. Në stacionin policer janë sjellur tre persona. Për momentin, dyshohet se një person nga fsh. Zhiti, është i lenduar. Është njoftuar Prokurori i shtetit dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga Policia e Kosovës në Kllokot”, ka thënë Hashani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.