×
  • Lajme
  • Lajme / Gjendja në pikat kufitare

    Pritjet te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta

    Reporteri
    20 Korrik 2024 | 8:31

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim lidhur me gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare.

    Në disa prej pikave kufitare ka pritje deri në 40 minuta.

    Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 30-40 minuta, e kolona është 200 metra.

    Në Jarinjë e Merdare, pritjet në hyrje janë 5-10 minuta, derisa në pikëkalimet tjera 3-5 minuta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!