Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit dje në Serbi.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në vend që të edukohej nga institucionet korrektuese, Fatonit iu bë gjyqi e ofendimet ma të rënda nga kjo qeveri, shkruan Reporteri.net.
“Në një shtet funksional sot do të duhej të tregohej llogaridhënje nga institucionet për këtë dështim fatal”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj:
Në vend që të edukohej nga institucionet korrektuese Fatonit iu bë gjyqi e ofendimet ma të rënda nga kjo qeveri. Në një shtet funksional sot do të duhej të tregohej llogaridhënje nga institucionet për këtë dështim fatal.
Kosova ka humb një djal që po të kishte trajtimin e duhur nuk do të përfundonte i arratisur e i vetmuar! Fatoni, të jetë rasti i fundit i dështimit të trajtimit të të miturve në institucioneve korrektuese e atyre të drejtësisë.
Ngushëllime familjes Hajrizi!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.