Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar shtetin e Kosovës pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.
Musliu ka thënë se e gjithë kjo histori është e trishtë, po para se të gjykohet apo paragjykohet, duhet parashtrohen disa pyetje. Ajo thotë se Fatoni i brakrisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët, shkruan Reporteri.net.
Ajo tha se duhet marrë dikush përgjegjësi për këtë rast, shkruan Reporteri.net.
Postimi i saj:
Faton Hajrizi ishte produkti i sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe asaj të UNMIK-ut. E gjithë historia e tij është e trishtë.
Para se të gjykohet apo paragjykohet, duhet pyetur: A pati ky djalë ndonjëherë një mundësi reale për t’u risocializuar? A u maltretua nëpër burgje apo pati trajtim korrekt? A duhet të marrë dikush përgjegjësi për këtë rast.
Tani ai i brakrisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët.
Fatoni u vra edhe nga sistemi jonë i drejtësisë.
Ngushëllime familjes Hajrizi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.