Ditën e premte në Suharekë janë arrestuar tre persona, nën dyshimin se kanë vjedhur një kafshë.
Kafsha në fjalë i është kthyer pronarit të vet.
“Me datën 19.07.2024, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar shqiptar J.K. (viti i lindjes 1984), A.M. (viti i lindjes 2001), dhe S.M. (viti i lindjes 1967).Të te dyshuarit është gjetur një kafshe (lopë), ne fshatin Dermnjak të Ferizajt, të cilën me urdhër te prokurorit të shteti i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë hetimit të një rasti vjedhje e rendë të ndodhur me datën 17.09.2023 në fshatin Bllac të Suharekës, janë gjetur prova se të dyshuarit në bashkëveprim ka kryer një rast vjedhje të rëndë në një stallë të kafshëve ne fshatin Bllac, ku është vjedhur një kafshë (lopë). Pas arrestimit të dyshuarit janë shoqëruar ne stacionin policor, në prani te avokatit mbrojtës janë intervistuar”.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit policor për 48 orë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.