Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar sot një fermer nga Barileva me të cilin ka biseduar rreth rendimenteve të grurit.
Fermeri i tregoi ministrit Peci se si sivjet ka mbjellë 21 hektarë më shumë grurë se viteve të kaluara.
Kurse Peci foli i tha fermerit se kur është bërë ministër në vitin 2021 kontakti i tij me fermerë ka qenë i vështirë sepse Ministria e Buqjësisë atë kohë i kishte 40 milionë euro borxhe.
Pjesë nga biseda e tyre:
Fermeri: 73 hektarë i kam me grurë.
Peci: Sa i ke pas vjet?
Fermeri: Vjet i kam pas 52
Peci: 52. Domethënë 21 hektarë i ki sivjet më shumë. Sa e ke rendimentin?
Fermeri: Besoj që duhet me mbërri dikun 7 mijë, 7 mijë e diçka.
Peci: Mbi shtatë mijë! Tamam sikur ari po duket. Pom kujtohet kur kam qënë ministër në vitin 2021 dhe kontakti me fermerë ka qenë i vështirë sepse ministria i kishte 40 milionë euro borxhe. Asnjëherë nuk e harroj kur kam ardhur na Barilevë dhe e kam filluar për herë të parë fushatëbn e korrje-shirjeve për herë të parë në vitin 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.