Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, është kritikuar ashpër pas një deklarate rreth Faton Hajrizit, që u vra në Serbi, pasi ishte arratisur nga burgu në Kosovë, të cilin e quajti kriminel.
Zafir Berisha, ish-komandant i UÇK-së, vlerësoi se pasi u quajt kriminel Hajrizi, Qeveria dhe Presidenca e Kosovës duhet të tregojnë se cila është përgjegjësia e tyre në këtë mes, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
E detyruan të bëj shkelje të ligjit dhe tash e quajnë kriminelë, njejtë si Serbia.
Para se me ardhën në këtë përfundim për Faton Hajrizin, qeveria Kosovës dhe presidenca duhet me tregu cila është përgjegjësia e tyte për këtë rastë?
Poshtërsia e regjimit nuk ndalet me kaq, eksponent të saj filluan sot paradite ta krahasojn me terroristin Radojçiq, e mjerë Kosova në duar të kuj ka ra.
Zafa
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.