×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon kryeministrin e Luksemburgut, diskutojnë për rrugën euroatlantike të Kosovës

    Reporteri
    20 Korrik 2024 | 13:34

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Liderëve të EPC-së, është takuar me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden

    Presidentja Vjosa Osmani, ka shkruar në rrjetin social Facebook, se si aleatë demokratikë shtetet tona janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

    Ndërsa, ka treguar se temë diskutimi ka qenë rruga euroatlantike e Kosovës.

    “Në Samitin e Liderëve të EPC-së, kisha kënaqësinë ta takoj edhe Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden. Si aleatë demokratik, shtetet tona janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit. Në takim diskutuam edhe rrugën euroatlantike të Kosovës, me ç’rast i shpreha mirënjohjen e thellë Kryeministrit Frieden për mbështetjen e fortë të Luksemburgut”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!