×
  • Sport
  • Sport

    Këta janë 3 lojtarët e Kosovës që i pëlqejnë trajnerit të Anglisë

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 11:04

    Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka vetëm fjalë të mira për lojtarët e Kosovës para ndeshjes të martën në “St Mary’s Stadium”.


    Ai ka përmendur Celinën, Muriqin e Vojvodën, për këtë të fundit thotë se “është një mbrojtës shumë i fortë, me aftësi të mira edhe sulmuese”.

    Sonte, në “St Mary’s Stadium” nga ora 20:45, do të përballen dy skuadrat që s’dinë për humbje.

    Anglia nuk ka humbur asnjë ndeshje kualifikuese që nga tetori i vitit 2009, derisa Kosova nuk ka humbur asnjë ndeshje ndërkombëtare që nga tetori i vitit 2017.

    Duke folur për ndeshjen, Southgate përmendi edhe disa lojtarë të Kosovës që i pëlqejnë, duke veçuar Celinën, Muriqin e Vojvodën.

    “Cilët lojtarë të kanë impresionuar më shumë? Dy anësorët që janë këtu janë të mirë, Celinën e njohim shumë mirë nga Sëansea, e njohim qendër sulmuesin Muriqi, është shumë i mirë fizikisht, që të dy bëjnë shumë presion dhe luajnë me shumë energji, gjë që e ndihmojnë shumë ekipin”, u shpreh Southgate.

    “E njoh gjithashtu mbrojtësin e djathtë, Vojvodën, është mbrojtës i fortë por që jep shumë edhe në sulm. I fortë fizikisht, harkimet i ka të mira, ka potencial për të hyrë në zonë dhe për të shënuar edhe gola, jo vetëm siç bëri në ndeshjen e së shtunës, por edhe më parë. Kështu që po, dimë gjithçka, kanë skuadër të fortë dhe jemi përgatitur për ndeshjen”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!