×
  • Lajme
  • Lajme / Pamje

    Stuhi e fortë shiu edhe në Prizren, shihen drunj të rrëzuar në rrugë

    Reporteri
    20 Korrik 2024 | 18:05

    Disa pjesë të Kosovës sot janë freskuar pas gati dy javë temperaturash të larta.

    Reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta ka pasur sot në disa rajone. Në Pejë pati rrebeshe të forta e më pas edhe në rajonin e Prizrenit.

    Në disa pamje të publikuara shihet edhe drunj të rrëzuar në një rrugë në rajonin e Prizrenit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Stuhi shiu ka pasur edhe në Vushtrri, e Rahovec.

    Si pasojë e reshjeve, në disa pjesë të Rugovës ka pasur edhe rrëshqitje të gurëve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!