×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti i EPC-së

    Osmani takohet me kryeministrin e Islandës, diskutuan për rëndësinë e antarësimit të Kosovës në KiE

    Reporteri
    20 Korrik 2024 | 19:25

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson.

    Osmani njoftoi se në këtë takim diskutuan për rëndësinë strategjike të finalizimit të suksesshëm të këtij rrugëtimi, duke theksuar se me anëtarësimin e Kosovës në KiE, triumfon angazhimi ynë për avancim të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut.

    “Islanda ishte vendi që i dha hov rrugëtimit dhe përpjekjeve tona për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Në takimin me Kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, diskutuam rëndësinë strategjike të finalizimit të suksesshëm të këtij rrugëtimi, duke theksuar se me anëtarësimin e Kosovës në KE, triumfon angazhimi ynë për avancim të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut.

    Gjatë Samitit të EPC-së, e falënderova Kryeministrin Benediktsson për mbështetjen e vazhdueshme dhe konfirmuam gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Presidentes Osmani.

    Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC) ka pasur takime të shumta.

    Osmani është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Presidentin e Francës, Mbretin Charles III, Kryeministrin e ri të Britanisë, Kryeshefen në ardhje të Bashkimit Evropian, Kryeministrin e Greqisë e liderë të tjerë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!