Në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë janë krijuar pritje deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë, sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim Kufitar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kolona në këtë pikë kufitare është deri në 400 metra, ndërsa në dalje të saj nuk ka fare kolonë.
Poashtu, raportohet se në Bërnjak dhe Jarinje deri në 10 minuta po presin për të hyrë në Kosovë.
Pikëkalimi kufitar në Merdare, sipas njoftimit del të jetë më i ngarkuar, ku mërgimtarët po presin deri në gjysmë ore, ndërsa në dalje nga Kosova përmes kësaj pike pritjet janë deri në 10 minuta.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.