Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, është pritur nga presidentja Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.
“Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha!. Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim!”, shkroi Osmani në Facebook.
Osmani kujton se në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë.