Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Bathores në Tiranë mbrëmjen e djeshme (23 korrik), ku një i mitur aksidentalisht është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Policia thotë se ngjarja është regjistruar në orën 22:30, ndërsa i mituri u transportua në spital, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.
“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital”, thotë policia, shkruan Ora News.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.