Tre kushërinj janë plagosur me armë zjarri në Thumanë, pas një konflikti për motive pronësie.
Bëhet fjalë për Ardian Sela, Fatos Sela dhe Sahit Ahmet Sela. Ky i fundit, sipas Top Channel, ushtron detyrën e policit në Thumanë, por gjatë sherrit ishte jashtë shërbimit.
Feimi dhe Ardiani janë transportuar për te spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa Fatosi është në spitalin e Laçit.
Policia po heton për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave.
“Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin. Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, u tha paraprakisht në njoftimin e policisë, ndërsa më tej njoftojnë se: “është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi F. S., dyshohet i plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.