×
  • Sport
  • Sport

    Iniciativa e Veselit për ta përkrahur Përfaqësuesen e Kosovës me foto e video, bëhet virale

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 18:38

    Videoja përkrahëse e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll është shpërndarë më të madhe në rrjetet sociale.


    Sfida e nisur nga Veseli është pranuar nga figura të shumta në Kosovë, përfshirë njerëz të artit e kulturës, politikës dhe sportit.

    I pari që kishte nisur këtë sfidë ishte kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, përmes një videoje përkrahëse për futbollistët e Kosovës.

    Për sfidën që e kishte nisur ai vetë, e kishte sfiduar edhe Driton Kukën, Besim Hasanin, Geta Beqën, Agim Ademin dhe Kujtim Gashin.

    Ndër figurat kryesore që kanë pranuar sfidën me video e postime përkrahëse janë emrat si Driton Kuka, Diellza Kolgeci, Vlora Çitaku e shumë të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!