Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar formacionin me të cilin synon t’i bëjë ballë Anglisë së Gareth Southgate.
Ai ka bërë dy ndryshime për dallim nga formacioni që ai hodhi në fushë për ndeshjen ndaj Republikës Çeke, shkruan Reporteri.net
Edon Zhegrova dhe Elbasan Rashani kanë lëshuar vendet për Valon Berishën e Florent Muslija, të dy këta që u treguan vendimtarë në ndeshjen e fundit, me Valonin që asistoi e me Muslijën që tregoi shpirtin luftarak.
Edhe homologu i Challandes, trajneri anglez Gareth Southgate ka startuar me formacionin më të mirë të mundshëm.
Formacionet zyrtare:
Kujtojmë që Kosova gjendet në pozitën e dytë të grupit A me 8 pikë të tubuara, një më pak sesa Anglia që kryeson grupin./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.