Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste u ndal të roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ai renditi pozicionin që ka pasur Shqipëria përgjatë këtyre viteve dhe besimin që ka fituar te ndërkombëtarët.
Për këtë, si tregues Rama tha janë samitet që janë zhvilluar në Shqipëri, duke theksuar se kanë shpallur kandidaturën për organizimin e samitit të NATO-s në vitin 2027.
“Shqipëria u zgjodh vend mikpritëse e Komunitet Politik Europian në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, pas samitit të liderëve të BE, do mikpresim po këtu në Tiranë liderët e gjithë kontinentit. Dua të vendosim qershinë mbi tortë dhe të kemi në mandatin e 4 në Tiranë samitin e NATO-s, kemi vënë kandidaturën për vitin 2027 dhe s’do t’i ndahemi do t’i qepemi që t’i bindim se s’ka më të mirë se Shqipëria”, tha Rama.
“Kemi vënë kandidaturën për 2027 për një samit të NATO, nuk do i çojmë në Vlorë, se s’po i bëj anti reklamë Vlorës, por më kanë mërzitur shumë me ato çmime”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.