Sapo autoritetet zgjedhore, të cilat i kontrollon Nicolas Maduro, shpallën se ka fituar mandatin e tretë, shpërthyen fishekzjarrët nëpër krejt kryeqytetin Caracas, shkruan BBC.
Gjithçka ishte e kurdisur, si shumë gjëra në këto zgjedhje.
Opozita deklaroi menjëherë se ka fituar dhe jo presidenti.
Televizionet shfaqnin pamje të turmave duke festuar dhe duke valëvitur flamujt venezuelas, vallëzonin dhe këndonin.
Maduro ende ka përkrahës besnik të njohur si ‘Chavitas” për nder të mentorit të tij Hugo Chavezit dhe llojit të ri të socializmit që krijoi ai, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Mirëpo rezultatet janë kontestuar dhe janë shumë larg fundit.
Qeveria do të përballet me presionin nga komuniteti ndërkombëtar për të shpjeguar rezultatet.
Nëntë shtete latine kanë kërkuar rishikim të plotë të rezultateve.
Kishte pritje të gjata në disa qendra zgjedhore dhe vetëm pak njerëz janë lejuar që të votonin.
Kjo ka nxitur akuzat për vonesa të qëllimshme që njerëzit të lodhen duke pritur dhe të kthehen në shtëpi.
Portrete të presidentit Maduro kishte kudo nëpër qendrat e votimit. Këto portrete ishin edhe nëpër rrugët e Caracasit.
Kandidatët opozitarë nuk u lejuan të garonin, u ndalën edhe fondet për opozitën dhe shumë venezuelas në mërgatë nuk u lejuan të regjistroheshin.