Vështirësohet me tej situata me zjarret në Shëngjin.
Flakët po përparojnë me shpejtësi të madhe në një tjetër zonë, ku pranë ka banesa dhe apartamente ku akomodohen banorë dhe turistë.
Zjarri po ndihmohet nga era, ndërsa forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët.
Flakët po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit.
Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave./TopChannel/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.