×
  • Sport
  • Sport

    Valon Berisha që në mëngjes “thumbon” Anglinë, ky është postimi i tij

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 8:55

    Mesfushori Valon Berisha ishte lojtari më i mirë në sfidën e brendshme ndaj Anlgisë.


    Ai do të mbahet mend gjatë nga përfaqësuesja angleze pasi vetëm pas 50 sekondash lojë i realizoi gol, duke i “tmerruar” kështu qysh në start.

    Dhe Berisha do ta kujtoi gjatë gjithë jetës sfidën e 10 shtatorit pasi për të mund të jetë ndeshja më e madhe në karrierë, edhe pse është i ri dhe ka shumë ndeshje përpara.

    Mesfushori i përfaqësueses tonë qysh në mëngjes ka “thumbuar” Anglinë pasi ka postuar një foto ku shihet duket festuar pas golit të parë, ndërsa la lënë një postim të shkurtë:  “Mirëmëngjesi”, shkruan Reporteri.net.

    Berisha shënoi edhe një gol tjetër, ndërsa ishte mjaft aktiv deri në momentet e fundit kur u ndërrua nga trajneri.
    Kosova e humbi lojën me rezultat 5-3 por kjo është në plan të dytë duke parë paraqitjen e tyre e cila po vlerësohet nga të gjitha mediat botërore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!