×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zgjedhjet në Himarë, KQZ nxjerr shifrat: Ja sa është pjesëmarrja deri në orën 09:00

    Reporteri
    04 Gusht 2024 | 10:27

    Pjesëmarrja e numrit të votuesve deri në orën 09:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë së Himarësb është 6.39%.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bën me dije se deri më tani kanë raportuar 29 nga 36 qendra votimi në total.

    Gjithashtu, theksohet se kanë votuar 1174 nga 16 286 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

    Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t’i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!