Jadon Sancho shënoi mbrëmë golin e parë në karrierën e tij për Kombëtaren angleze dhe qëlloi ta shënonte kundër Kosovës.
Anglia mposhti Kosovën me rezultat 5:3 në një ndeshje të çmendur e cila dhuroi emocione deri në fund, shkruan Reporteri.net
Jadon Sancho shënoi një dopietë në minutat e fundit të pjesës së parë dhe menjëherë pas ndeshjes ka reaguar i ngazëllyer nga kjo ndeshje.
“Një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj! Të shënoj golin e parë për vendin tim do të jetë një ndjenjë që nuk do ta harroj kurrë! #PërTyNanë”, ka shkruar Sancho.
Ai ishte ndër më të mirët e kësaj ndeshjeje, por u rendit i dyti pas Valon Berishës i cili u shpall futbollisti i ndeshjes.
Me këtë humbje, Kosova tani kalon në vendin e tretë të grupit A me 8 pikë të tubuara, 1 më pak sesa Republika Çeke e cila ka kaluar në vendin e dytë pas fitores ndaj Malit të Zi.
Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Malin e Zi përpara se të udhëtojë për në Çeki në një ndeshje që vendosë gjithçka./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.