Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Valas në Elbasan.
Zjarrfikësit e Elbasanit, Cërrikut dhe emergjencat civile, bashkë me banorët e zonës po luftojnë me flakët.
Në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrfikëset e Forcave të Armatosura, Gramshit, Belshit dhe Tiranës. Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është e konsiderueshme.
8 mjete zjarrfikëse dhe mbi 80 efektivë po luftojnë me flakët.
Zjarri po afrohet pranë depove të ujit të bashkisë Cërrik. Era ndërkohë favorizon përhapjen e flakëve./Topchannel/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.