Gazeta franceze, Le Parisien, raporton se Michael Schumacherit i është kthyer vetëdija, pasi e nisi një trajtim të veçantë në një spital në Paris, të hënën.
Shtatë-herë kampioni i Formula 1 u pranua në spitalin Georgres-Pompiduo nën masa të larta sigurimi, për një transfuzion të qelizave burimore të cilat ndikojnë në zvogëlimin e pezmatimeve.
Gazeta shton se gjermani 50-vjeçar – i cili vuajti nga një lëndim pothuajse fatal në tru në vitin 2013, gjatë një aksident skijimi në Alpet Franceze – pritej të lëshohej nga spitali sot.
Një infermiere tha për Le Parisien: “Po, ai është nën shërbimin tim… dhe unë mund të ju siguroj se është me vetëdije”.
Pas aksidentit, gjendja e Schumacherit u stabilizua pasi ai u vendos në një komë të induktuar nga ilaçet, nga e cila ishte zgjuar më vonë.
Që nga shatori i vitit 2014, ai ka qenë duke marrë kujdes të veçantë nga një specialist në shtëpinë e tij në Laussanne të Zvicrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.