×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta në Prevallë: Trishtim i madh, po digjet pylli më i bukur – të reagohet shpejt

    Reporteri
    11 Gusht 2024 | 18:16

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron në Prevallë sipas tij për arsye shëndetësore.

    Tash e disa ditë, Prevalla po përballet me zjarr dhe nuk po arrihet të shuhet.

    Ai ka kërkuar reagim të shpejtë para se zjarri t’u ofrohet banesave.

    “Trishtim i madh këtu në Prevallë, ku prej ditësh po digjet pylli më i bukur dhe më kurativ, për të gjithë ata që kanë probleme me shëndetin dhe vijnë këtu sidomos për arsye shëndetësore! Kërkohet një reagim i shpejtë dhe jo kur zjarri t’u afrohet banesave!”, ka thënë Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!