Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi mendon se klubi mund të kishte bërë pak më shumë për të rikthyer Neymarin në ‘Camp Nou’, por sipas tij mund të luftojnë për të gjithë titujt edhe pa brazilianin.
Me negociatat në vazhdim e sipër deri në orët e fundit të afatit kalimtar të transferimeve, asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe Neymar do të qëndrojë në Paris Saint-Germain për të ardhmen e afërt.
“Do të kisha dashur që Neymari të ishte ribashkuar me klubin tonë”, ka thënë fillimisht Messi për gazetën katalunase Sport, shkruan Telegrafi.
“Sinqerisht, nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka të mundshme për të siguruar kthimin e tij”.
“Sidoqoftë, është sigurisht e vërtetë që negocimi me PSG-në nuk është i lehtë”.
“Në nivel sportiv, Neymar është një nga më të mirët në botë”.
“Asnjëherë nuk kërkova nënshkrimin e Neymarit. Gjithë çfarë bëra ishte të jepja mendimin tim”.
“Nuk jam i zhgënjyer që ai nuk nënshkroi. Ne kemi një skuadër spektakolare, e cila mund të garojë për gjithçka, edhe pa Neymarin”, ka deklaruar argjentinasi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.