Jose Mourinho ka folur fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon
Cristiano Ronaldo po vazhdon shkëlqimin e tij në futboll edhe në moshën 34 vjeçare, derisa në ndeshjen e fundit të Portugalisë ai shënoi 4 gola, shkruan Reporteri.net
Mourinho që ka punuar me CR7 te Real Madridi ka thënë se ylli i Juventusit do të shënojë gola edhe kur të jetë 50 vjeç.
“Ajo që po bën nuk më befason,” ka thënë fillimisht ‘Special One’.
“Në moshën 34 vjeç ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, i cili luan për një skuadër të madhe, me ambicie të mëdha.
“Nuk më befason sepse, në aspektin gjenetik, atij duhet t’i bëhet një studim rasti dhe kjo vlen edhe për mentalitetin e tij.
“Cristiano është një fenomen, ai është dikush që mendon vetëm për të fituar dhe për të bërë edhe më mirë.
“Kjo është arsyeja pse ajo që po bën nuk më befason. Mendoj se kur Cristiano të jetë 50 vjeç, FIFA do ta ftojë atë në një ndeshje legjendash dhe ai do të shënojë.
“Jam i sigurt se ai do të bëjë,” përfundoi Mourinho. /Reporteri.net/