×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri poston një foto në Instagram, Salah dhe Lovren tallen me yllin shqiptar

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 11:29

    Xherdan Shaqiri si duket ia kalon mjaft mirë me Mo Salah, ndërsa ky i fundit është shumë aktiv në rrjetet sociale


    Ylli shqiptar ka postuar një foto në Instagram, derisa nuk ka munguar një koment nga ana e egjiptianit, shkruan Reporteri.net

    Mesfushori nga Zhegra ka publikuar një fotografi ku shihet duke qeshur.

    Mo Salah i ka komentuar: “Vëlla kjo foto është nga finalja e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar,”.

    Egjiptiani këtu kishte bërë tag edhe shokun tjetër të skuadrës Dejan Lovrenin, i cili poashtu la një koment interesant.

    “Ai e ka pranuar këtë fotografi vetëm para pak ditëve. Unë do t’i marr fotografitë e mia më 2021,” shkruan Lovren.

    Ndryshe, këtë fundjavë Liverpooli do të luajë kundër Newcastles në kuadër të xhiros së pestë në Premier Ligë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!