Fenerbahce e bleu vetëm para pak muajve Vedat Muriqin nga Rizespor për shumën prej rreth 5 milionë euro, por gjigantët turk do ta kenë problem që ta mbajnë në skuadër sulmuesin e Kosovës, pasi për të kanë filluar të interesohen shumë klube të mëdha evropiane
50 milionë euro, kaq duhet të paguajë një klub, i cili dëshiron ta ketë në skuadër Vedat Muriqin, kështu shkruajnë mediat në Turqi, shkruan Reporteri.net
25 vjeçari nga Prizreni shkëlqeu në ndeshjet e Kosovës, derisa tani për të po interesohen klube si Tottenham dhe Atletico Madrid.
Por, Fenerbahce që e ka në pronësi kartonin e Muriqit ka bërë të ditur se nuk do të pranojë ta shesë kosovarin për një shumë modeste, ashtu siç e ka blerë.
Në Turqi raportohet se Fenerbahce tashmë ia ka caktuar çmimin prej 50 milionë euro Muriqit.
Kujtojmë që Muriqi shënoi dy gola në dy ndeshjet e fundit të Kosovës që i zhvilloi në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.