×
  • Sport
  • Sport

    “Liverpooli nuk të lë të marrësh frymë, askush nuk bën presion më mirë se ata”

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 14:06

    Dani Ceballos ka thënë se Liverpooli është skuadra e cila di të bëjë më së miri presion në kundërshtarin


    Liverpooli e mposhti Arsenalin me rezultat 3-1 javë më parë në kuadër të Premier Ligës, shkruan Reporteri.net

    Dani Ceballos, i cili këtë verë ka ardhur tek Arsenali si i huazuar nga Real Madridi e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë skuadrën e Liverpoolit.

    Ceballos says Arsenal's 3-1 defeat by Liverpool last month 'had quite an impact' on him
    “Unë kurrë nuk kisha parë diçka të tillë,” ka thënë Ceballos.

    “Unë nuk kam parë deri më tani një ekip që luan më mirë, që bën presion më mirë se ata[Liverpooli]. Ajo lojë pati mjaft ndikim tek unë.

    ‘Ata nuk të lënë të marrësh frymë. Mund të keni shpenzuar shumë kohë në mbrojtje dhe dëshironi që të mbani pak topin, por më pas e sheh se ata e kanë marrë përsëri topin nga ju.

    “Unë mendoj se Jurgen [Klopp] tani ka ekipin që ai e kishte në mendje së pari kur ai filloi katër vjet më parë,” përfundoi mesfushori spanjoll. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!