Të dhënat nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas tregojnë se në harkun e muajve janar-korrik, me anë të tij kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria gati 6 milionë udhëtarë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, numri i pasagjerëve është dyfishuar. Kontribut në këtë rritje kanë edhe shqiptarët e Kosovës që zgjedhin Tiranën për të fluturuar jashtë për shkak të çmimeve më të lira të biletave se në aeroportin e Prishtinës.
Katania e Italisë është aeroporti prej nga ku ka pasur më shumë fluturime drejt Tiranës dhe anasjellas. Me avionët që përshkojnë këtë linjë kanë udhëtuar mbi 29 mijë qytetarë vetëm në korrik, 5-fish më tepër se një vit më parë. Shtim të fluturimeve ka pasur nga dhe drejt Kopenhagenit të Danimarkës, Parisit të Francës dhe Rigës së Letonisë. Nga ana tjetër, ulje të konsiderueshme ka pasur nga dhe drejt Vilniusit të Lituanisë, Milanos e Veronës së Italisë dhe Beogradit të Serbisë.
Të dhënat nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” tregojnë se pjesa më e madhe, mbi 5,7 milionë udhëtarët që kanë mbërritur apo janë nisur nga Rinasi kanë fluturuar me avion pasgjerësh, ndjekur nga “charter”-at e agjencive të turizmit dhe ata të individëve privatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.