×
  • Lajme
  • Botë

    ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Solingen të Gjermanisë

    Reporteri
    24 Gusht 2024 | 21:28
    Foto: (Gianni Gattus/dpa AP)

    Grupi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë të shtunën për një sulm me thikë në qytetin perëndimor të Gjermanisë së Solingenit që vrau tre persona dhe plagosi tetë të tjerë.

    Sipas mediumit gjerman Bild, kanali i lajmeve i organizatës terroriste tha: “Sulmuesi në tubimin e krishterë në qytetin Solingen në Gjermani dje ishte një ushtar i Shtetit Islamik”.

    “Prandaj, islamisti e kreu aktin si hakmarrje për ‘myslimanët në Palestinë’”.

    Mediat gjermane, njoftojnë, se i arrestuari që mendohet se ka lidhje me sulmin është një person 15 vjeçar.

    Kancelari, Olaf Scholz foli të shtunën në mëngjes për herë të parë pas sulmit. “Sulmi në Solingen është një ngjarje e tmerrshme që më trondit shumë. Një vrasës vrau brutalisht disa njerëz”, shkroi ai platfomën X, dhe bisedoi në telefon me kryebashkiakun e Solingenit, Tim Kurzbach. “Ne mbajmë zi për viktimat dhe qëndrojmë pranë të afërmve.” Politikani socialdemokrat iu uroi shërim të shpejtë të plagosurve. “Vrasësi duhet të kapet shpejt dhe të ndëshkohet me ashpërsinë më të plotë të ligjit”, kërkoi Scholz.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!