×
  • Sport
  • Sport

    Çekia ka frikë nga Kosova, shkojnë në stadiumin ku do të lejohen vetëm 585 “Dardanë”

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 20:34

    Stadiumi primar i Republikës së Çekisë në futboll ka qenë Generali Arena në Pragë, aty ku ka zhvilluar shumicën e ndeshjeve që nga viti 1995.


    Megjithatë zyrtarët e këtij vendi kanë vendosur që ndeshja kundër Kosovës të zhvillohet në një qytet tjetër.

    Dueli që pritet të jetë vendimtar për fatin e dy kombëtareve për kualifikim në kampionatin evropian 2020, do të luhet në Doosan Arena në Plzen.

    Kapaciteti i këtij stadium është 11 mijë e 700 ulëse. Sipas rregullores së UEFA-së, tifozëve mysafirë i takojnë 5% të ulëseve të tribunës.

    Për tifozët nga Kosova do të jenë të rezervuara vetëm 585 bileta. Çeki – Kosovë luhet më 14 nëntor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!