×
  • Sport
  • Sport

    Fury e pranon që e telefonon Joshuan kohë pas kohe, përveç tij e thërret edhe një yll të futbollit

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 10:31

    Tyson Fury ka konfirmuar se i telefonon kohë pas kohe Anthony Joshuas, porse ka treguar se ai nuk është i vetme që merr telefonatat të tilla.


    AJ kishte thënë një intervistë se ‘Gypsy King’ i telefonon me raste për t’i thënë se do ta nokautojë.

    “I telefonoj nga njëherë dhe i them: ‘Çfarë po ndodh AJ, si je qull?’. Pastaj flasim diçka tjetër dhe i them se do ta nokautoj. Ai më thotë: ‘Unë do të të nokautoj’”.

    “Ndërsa unë i them: ‘Pas paraqitjes së fundit qull, duhet të përmirësohesh shumë për të më nokautuar’. Ai pastaj qesh”, ka treguar Fury për BT Sport.

    Boksieri 30 vjeçar ka thënë më tej se ai u bën telefonata të ngjashme edhe boksierit tjetër, Dillian Whyte, si edhe futbollistit Wayne Rooney, shkruan Telegrafi.

    “Imagjinoni sikur i keni të gjithë këta kampioni të kategorisë së peshave të rënda dhe të gjithë njerëzit në telefonin tuaj. I pi disa birra, çfarë do të bësh më pas? Jemi thjesht njerëz. Thjesht duhet të bëj pakëz shaka”.

    “I telefonoj Dillian Whyte, i telefonoj Wayne Rooneyt, i telefonoj Anthony Joshuas, u telefonoj të gjithëve”, ka thënë më tej Tyson.

    Ndryshe, këtë fundjavë, Fury do të zhvillojë meçin e radhës, atë kundër suedezit të pamposhtur Otto Walllin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!