Si duket Vedat Muriqi do t’ia sheh hajrin ndeshjeve që zhvilloi në shtator me Kombëtaren e Kosovës pasi për të po flitet se ka interesim nga shumë klube të mëdha evropiane
Skautë të klubeve të ndryshme ishin prezent në ndeshjen Angli-Kosovë 5-3 dhe të gjithë u mahnitën me performancën e Muriqit, shkruan Reporteri.net
Fillimisht u raportua për interesim të Tottenhamit dhe Atletico Madridit, ndërsa tani flitet se edhe skautët e Manchester Unitedit e kanë parë nga afër paraqitjen e tij me Anglinë dhe kanë dhënë fjalë të mira për prizrenasin.
Është mediumi turk ‘Fanatik’ që thotë se Muriqi u përcoll nga afër nga skautët e Manchester Unitedit, të cilët do ta përcjellin përsëri në fundjavë në ndeshjen që Fenerbahce do ta luajë kundër Alanyaspor.
Ndërsa, klubi që ka në pronësi 25 vjeçarin, Fenerbahce, ia ka caktuar çmimin prej 50 milionë euroo sulmuesit të Kombëtares së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.