×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kontributi i tij për Kosovën do të mbetet i vlerësuar”, thotë Krasniqi pas takimit lamtumirës me ambasadorin e OSBE-së

    Reporteri
    03 Shtator 2024 | 13:01

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

    Krasniqi ka shkruar se Daveport është angazhuar shumë në avancimin e demokracisë së Kosovës, për çka ka theskuar, që PDK-ja është shumë mirënjohëse, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, prita në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport. Gjatë mandatit të tij, ambasadori Davenport është angazhuar shumë në mbështetjen e institucioneve tona dhe në avancimin e demokracisë së shtetit të Kosovës, për çka PDK është shumë mirënjohëse”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
    Tutje, thuhet se kreu i PDK-së e ka falënderuar ambasadorin Davenport për bashkëpunimin, teksa i ka uruar suksese në secilin angazhim të mëtejmë.

    “Kontributi i tij për Kosovën do të mbetet i vlerësuar!”, ka përfunduar Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!