Mot i nxehtë mbetet përgjatë ditës së enjte në vend. Fillimisht do të ketë intervale më të gjata me diell.
Pasdite me zhvillime të vransirave, më vonë priten mundësi për rrebeshe shiu e bubullima, përreth viseve malore, e që mund të depërtojnë në pjesë të ulëta të vendit.
Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, derisa gjatë ditës maksimalet shkojnë në 32C e 33C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, njofton Prishtina Weather.
Mundësi për rrebeshe më të përhapura në vend po paraqiten ditën e premtë, ndërkohë që edhe temperaturat pësojnë rënie në 27C e 28C. Fundjava për momentin duket se do të përshkohet nga kushte relativisht më stabile, me më shumë intervale me diell, por se mbeten mundësi për rrebeshe të izoluara shiu përreth viseve malore.
Vransirat fillojnë të shtohen ditën e hënë, e deri në mbrëmje të reshura shiu pritet të përfshinë vendin. Minimalet në këtë periudhë luhaten ndërmjet 13C e 16C. Të shtunën frynë erëra nga verilidnja, derisa të hënën nga krahu jugor me intenzitet të lehtë dhe mesatarë 4-10m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.