Valencia e ka shkarkuar trajnerin, Marcelinhon, me këtë të fundit që pretendon se arsyeja kryesore pse u shkarkua nga klubi është triumfi në Kupën e Mbretit
Shkarkimi i Marcelinhos bëri bujë të madhe në Spanjë, derisa fillimisht flitej se kishte mosmarrëveshje dhe përplasje të shpeshta mes tij dhe klubit, por e vërteta qëndron ndryshe, shkruan Reporteri.net
Marcelinho ka thënë se drejtuesit e klubit nuk dëshironin që Valencia ta fitonte Kupën e Mbretit.
“Ishte një rrufe në qiell të pastër. Nuk e prisja, por jam i sigurt që shkak i divorcit është fakti që fituam Kupën e Mbretit,” ka thënë Marcelinho.
“Gjatë sezonit kam marrë mesazhe të vazhdueshme nga njerëz pranë klubit, për të mos e fituar këtë trofe, ndaj mendoj se fakti që ia dolëm, më penalizoi. Kur takova presidentin Lim, më komplimentoi për arritjen në zonën Champions, por nuk tha asnjë fjalë për Kupën e Mbretit. Gjithsesi unë jam një trajner fitues, që arrita objektivat dhe ndihem krenar për këtë,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.