×
  • Sport
  • Sport

    I çmenduri Maradona, kërkesa nga më të përçudshmet për klubin ku u emërua trajner vetëm para një jave

    Reporteri
    14 Shtator 2019 | 10:27

    Diego Maradona është emëruar trajner i Gimnasai y Esgrima La Plata këtë javë, derisa që në ditët e para ai ka vërshuar me kërkesa drejtuesit e klubit


    Mediat në Argjentinë raportojnë se Maradona ka bërë kërkesa vërtetë të përçudshme të klubi i tij i ri, shkruan Reporteri.net

    Së pari, ai kërkoi që një prift të vizitojë terrenin e stërvitjes së klubit në një përpjekje për të dëbuar zhurmat e këqija dhe të bekojë lojtarët.

    p1dkmcqu8h118qegeht61cpatr5b.jpg
    Së dyti, ai e ndaloi ngjyrën e gjelbër. Lojtarët janë të ndaluar të veshin ngjyrën e gjelbër në klub, pavarësisht nëse ata po stërviten apo po luajnë.

    Dhe gjithashtu ai ka kërkuar që askush të mos ketë fanella me numrin 13 dhe 17. Këta numra aktualisht janë të lojtarëve Jesus Vargas dhe Pablo Velazque.

    Sikur kjo të mos mjaftonte, ai po e kërkon që ta rikthejë nga pensionimi, Pablo Osvaldon, i cili ka futbollin më 2016 pasi pretendonte që të bëhej një yll roku.

    FBL-POR-LIGA-PORTO-ESTORILNë Argjentinë flitet se klubi dëshiron ta heq qafe Maradonën vetëm një javë pasi e emëroi në krye të skuadrës. ‘Dora e Zotit’ madje është zënë duke pirë cigare në dhomat e zhveshjes të klubit.

    Gimnasia La Plata aktualisht është në vendin e fundit në tabelë me vetëm 1 pikë nga 5 ndeshjet e luajtura deri tani në kampionatin argjentinas./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!